75 Mall Live Search
23:31 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Edi Rama s’kishte inate me Kosovën – e dërgoi ministren në autostradën “Arbën Xhaferi”

U raportua se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama s’mori pjesë qëllimisht ceremoninë e hapjes së autostradës që bashkon Kosovën me Maqedoninë Veriore (“Arbën Xhaferi”), mirëpo, ndryshe po del të jetë e vërteta.

Kësisoj, Tirana zyrtare nuk bojkotoi këtë ceremoni që u mbajt në aksin rrugor.

Shefi i qeverisë, Edi kishte vendosur që në vend të tij ta dërgonte ministren për rrugë, Belinda Ballukun.

Indeksonline ka realizuar disa fotografi ku shihet ambasadori i Shqipërisë, Qemajl Minxhozi me Minitren e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndryshe, përpos liderëve kosovarë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, pjesë e këtij inaugurimi ishin edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Vlen të theksohet se kjo autostradë i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi 650 milionë euro. /Indeksonline/