75 Mall Live Search
21:21 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / Gj. Sh

Edi thyen heshtjen, flet për Anisën pas ndarjes

Sigurisht që personi më i komentuar muajin e fundit në mediat online, Eduart Kuçi, nuk kishte se si të mungonte në Prive By Liberta Spahiu.

Edi ishte i ftuar në ‘Koment për koment’, ku u përgjigj në gjitha komentet më pikante të ndjekësve.

Edi theu heshtjen për herë të parë për Anisën, raportin mes tyre, madje befasoi me fjalët për të.

”Respekte për Anisën, është shumë çikë e mirë, e respektueshme. Nuk kam bo asnjë postim për Anisën, asi postime kam bo gjithmonë, nuk u kan kungj për të apo për raportin që kom pas me të. Na jemi shok e respektojmë njëri-tjetrin, kurgjo nuk kena”, ka thënë ai.