12:56 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Edicioni i tretë i Terapisë së Artit, në kuadër të Javës së Shëndetit Mendor po vjen!

QIPS-i organizon Javën e Shëndetit Mendor më 8-10 tetor 2020.

“Ne ju ftojmë të bëheni pjesë e kauzës sonë për të promovuar fuqinë dhe benefitet e Terapisë së Artit në Shëndetin Mendor. Këto aktivitete kanë për qëllim nxitjen e empatisë, ndergjegjësimit dhe solidaritetit kundrejt ҫdo personi, pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohemi. Të normalizojmë terapinë dhe të jemi të hapur për të dëgjuar dhe për t’u motivuar nga historitë e shumta që do t’i ndajmë me ju.

Për shkak të rrethanave, këtë vit aktivitetet do të transmetohen në platformat online të QIPS-it, por që nuk do të mungojnë surprizat. Ju mirëpresim!

Për më shumë informacione, do t’ju njoftojmë gjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.