Edin Dzeko fiton çmimin ‘Man of the Match’ në Superkupën e Italisë

Skuadra e Interit ka fituar trofeune Superkupës së Italisë për vitin 2022, pasi mposhti Milanin me rezultat 3-0.
Pas ndeshjes, Edin Dzeko, ka fituar çmimin ‘Man of the Match’, që i jepet futbollistit më të mirë, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi 36-vjeçar ishte njeri prej golashenuesve të Derbit ”Della Madonnina”.
Dy golat e tjerë u shënuan nga Frederico Dimarco dhe Lautaro Martinez./IndeksOnline/