Edin Dzeko nënshkruan kontratë të re me Romën
“Aventura vazhdon” ky ishte mbishkrimi i skuadrës Italiane në postimin ku bëhet e ditur se Edin Dzeko ka vazhduar kontratën e re me këtë klub.
Sulmuesi boshnjak mbërriti në Romë në verën e vitit 2015 dhe në katër sezonet e tij me këtë skuadër ka pasur 179 paraqitje, duke shënuar 87 gola, shkruan Indeksonline.
Në javët e fundit jam ndjerë i fuqishëm sepse klubi donte që unë të qëndroja”, tha Edin Dzeko.
“Përballja me menaxherët, puna me trajnerin, dashuria e shokëve dhe dashuria e tifozëve më bënë edhe më të vetëdijshëm për atë që kuptova në këto katër vjite. Roma është shtëpia ime. Këtu është gjithçka për të fituar një trofe dhe jam i lumtur që qëndroj këto për një kohë të gjatë “./Indeksonline/.