11:54 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / G T

Edin Dzeko pritet të rikthehet në futbollin ballkanas

Sulmuesi i Kombëtares së Bosnjës, Edin Dzeko pritet të rikthehet në futbollin ballkanas, me Hajduk Splitin që kërkon shërbimet e tij.

Skuadra nga Kroacia, tashmë ka emëruar trajner legjendën e futbollit italian, Gennaro Gattuso, shkruan Indeksonline

Drejtori sportiv i klubit kroat, Nikola Kaliniq e dëshiron sulmuesin boshnjak për të luftuar për titullin kampion sezonin e ri 2024/25.

Dzeko ka ende kontratë me Fenerbahcen deri në vitin 2025, në këtë skuadër shënoi 25 gola dhe bëri dhjetë asiste në 46 paraqitje në të gjitha garat.

Kujtojmë se te Hajduku tashmë luajnë dy lojtarë shqiptarë, Leon Dajaku dhe Emir Sahiti./Indeksonline/