Edin Xheko zgjodhi Bundesligën 2-shin para milionave të Paris FC
Sulmuesi boshnjak, Edin Xheko ka marrë një vendim surprizues për të ardhmen e tij, duke refuzuar një ofertë shumë të majme financiare nga Paris FC.
Sipas raportimeve të “Sport BILD”, klubi francez i kishte ofruar veteranit boshnjak një pagë prej rreth 1.3 milionë eurosh për vetëm pesë muaj, një ofertë që do ta bënte atë një nga lojtarët më të paguar në skuadër për një periudhë të shkurtër, shkruan Indeksonline
🚨 Le Paris FC aurait proposé un salaire 𝗙𝗢𝗨 à Edin Dzeko 🇧🇦 : 𝟭,𝟯 𝗠𝗜𝗟𝗟𝗜𝗢𝗡 𝗗’𝗘𝗨𝗥𝗢𝗦 𝗣𝗢𝗨𝗥… 𝟱 𝗠𝗢𝗜𝗦 🤑💰
— BeFootball (@_BeFootball) March 11, 2026
Le joueur a finalement refusé, préférant rejoindre Schalke 04 en deuxième division allemande., acceptant un salaire de 300.000€ 🔙🇩🇪
(Sport BILD) pic.twitter.com/yRtvnih8tt
Megjithatë, pavarësisht ofertës së madhe financiare, Xheko vendosi të mos e pranojë atë dhe të vazhdojë karrierën në Gjermani. Sulmuesi 39-vjeçar zgjodhi t’i bashkohet klubit gjerman Schalke 04, që aktualisht garon në Bundesligën 2.
Xheko ka pranuar një pagë shumë më të ulët te Schalke, rreth 300 mijë euro, duke treguar se projekti sportiv dhe sfida e re kanë qenë më të rëndësishme për të sesa aspekti financiar../Indeksonline/

