Edita Tahiri i reagon Lajçakut, pas deklaratave për Kushtetutën e Kosovës, në Beograd

Ish-kryenegociatroja, Edita Tahiri, i ka reaguar emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, duke i thënë se porta dalëse drejt marrëveshjes finale është që Serbis ta ndryshojë Kushtetutën e vet duke hequr Republikën e Kosovës nga preambula.
“Pas vizitës së fundit të Lajcak në Kosovë dhe Serbi, mesazhi im është që pika e nisjes drejt marrëveshjes finale është që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën e saj, duke hequr Kosovën nga aty. Po flas në kapacitetin e ish-shefes së negociatave për 7 vjet”, ka shkruar Tahiri.
Ky reagim i ish-ministres vjen pas deklaratave që Lajcaku ka bërë sot në Beograd në kërkesë e sipër për Kosovën që të themelojë Asociacionin…, duke thënë se Kushtetuta mund të ndryshohet dhe se nuk është bibël.