75 Mall Live Search
13:52 / E Martë, 30 Maj 2023 / mp

Edita Tahiri, kërkon dorëheqjen e Borrell e Lajçak-ut

Edita Tahiri Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, ka kërkuar dorëheqjen e Shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Emisarin Special të Bashkimit Evropian  për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak duhet të japin dorëheqjen menjëherë si Ndërmjetësuesit e BE-së për paqen mes Kosovës dhe Serbisë. Në vend që të krijonin marrëdhënie paqësore fqinjësore, ata përfunduan duke sjellë dhunën e kriminelëve të Vuçiç-it kundër paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë”, shkroi ajo në Twitter.