75 Mall Live Search
22:18 / E Mërkurë, 22 Dhjetor 2021 / AR

Edita Tahiri kishte marrë ofertë indirekte nga Qeveria Kurti, ja pse nuk pranoi!

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka njoftuar se ka marrë ofertë indirekte për këshilltare nga Qeveria Kurti.

Tahiri thotë se këtë ofertë ia bëri zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Mirëpo ajo këtë ofertë nuk e ka pranuar, teksa edhe ka treguar arsyet, raporton Indeksonline.

Nuk kam pranuar oferta të bëhem këshilltare. Pa fuqi vendimarrëse nuk mund të angazhohem. Prej një lidere historike nuk kthehem në këshilltare. Jam ulur me armikun, nuk ka qenë shumë lehtë. Por unë nuk lavdohem, por e kam bërë për dashurinë që e kam për popullin shqiptar“, u shpreh ajo në Pressing.