75 Mall Live Search
09:05 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Edith Harxhi: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë sjell luftë në Ballkan

Ish- Zv.Ministrja e Jashtme Edith Harxhi është shprehur në studion e emisionit “Opinion” se një marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, që do të sillte edhe shkëmbimin e territoreve do të sillte luftë në Ballkan.

“Pse të mos jenë shqiptarët e Maqedonisë që mund të kërkojnë Bashkimin me Shqipërinë”, tha Harxhi.

Kjo fjali është kundërshtuar nga analisti Baton Haxhiu,  i cili iu drejtua Harxhit me fjalët:

-Ku je ti kaq profete? Si guxon me fol kështu?

“Ky skenar është serbo- rus. Rusia po kërkon të hyjë me të dyja këmbët në rajon”, tha Harxhi.