Edmond Azemi merr një lajm të rëndë
Basketbollisti i Prishtinës, Edmond Azemi ka marrë një lajm të rëndë gjatë ditës së sotme.
Në moshën 66 vjeçare ka ndërruar jetë babai i tij, profesor Mehmediali Azemi.

Mehmedali Azemi ka qenë për dekada me radhë një nga specialistët e çmuar të pediatrisë në Kosovë , kurse për më shumë se tri dekada ka qenë i angazhuar edhe në fakultetin e mjekësisë në Prishtinë, fillimisht si asistent dhe më pas si profesor.
Varrimi i prof dr. Mehmedali Azemit do të behët nesër në varrezat e qytetit në Prishtinë. /IndeksOnline/
