75 Mall Live Search
16:57 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / Z S

Edon Maxhuni me Finlandën sonte përballet me Gjermaninë

Edon Maxhuni dhe përfaqësuesja e Finlandës sonte përballet me një nga favoritët e këtij edicioni të Eurobasketit Gjermaninë nga ora 19:30 në ndeshjen e fundit të Grupit B.

Finlanda tashmë është kualfikuar në 1/8 e finalës me 3 fitore ndërsa përballja e sonte pritet të jetë shumë e vështirë për ekipin e Maxhunit kundër liderëve të Grupit B, Gjermanisë që nuk e ka pësuar ende asnjë humbje, transmeton klankosova.tv.

Në anën tjetër ndeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet ndërmjet Turqisë dhe Serbisë nga ora 20:30.

Kenan Spahiu e Erxhan Osmani që patën paraqitje mjaft të mira me Turqinë duke i regjistruar 4 fitore në po aq ndeshje në kuadër të Grupit A, sonte luajnë kundër serbëve për pozitën e parë në grup pasi edhe Serbia ka bilanc 100% të fitoreve.