Edon Zhegrova bën rolin e “ultrasit”, futbollisti kosovar feston me fensat e Lille fitoren ndaj Marseille

Edon Zhegrova dhe skuadra e tij Lille, mbrëmë shënuan një tjetër fitore në kampionatin francez, duke e mposhtur Marseille, me rezultat 3-1.
Ylli kosovar i cii ka pasur një seozn fantastik deri më tani, ka fituar zemrat e tifozëve të Lille, derisa duket se edhe ai është dashuruar me klubin dhe tifozët, shkruan IndeksOnline.
Zhegrova pas fitores ndaj Marseille, së bashku me shokët e skuadrës festuan së bashku me tifozët.
Në rrjetet social është bërë virale një video ku shihet Edoni të bëj rolin e ”ultrasit” derisa udhëheq tifozët e Lille gjatë festës.
25-vjeçari deri më tani ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 6 asiste në të gjitha garat këtë sezon./IndeksOnline/