Edon Zhegrova i pafat, mungon në ndeshjen ndaj Comos shkaku i lëndimit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim të ri te Juventusi.
Trajneri kroat, Igor Tudor ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen e nesërme ndaj Comos, shkruan Indeksonline
Aty mungon emri i lojtarit kosovar, Edon Zhegrova – duke u konfirmuar lëndimi i tij.
Nuk dihet se sa gjatë mungon futbollisti i Kosovës, por lëndimi ka të bëjë me tendosje të ijëve, që zakonisht për t’u rikthyer nga ky llojë lëndimi shkon deri në 2 javë.
Kujtojmë që Zhegrova edhe me Kosovën gjatë muajit tetor nuk luajti nga minuta e parë, por kishte vetëm pak minuta në dy ndeshjet./Indeksonline/