Edon Zhegrova i sjell fitoren Lille në derbin ndaj Lens

Edon Zhegrova ka qënë heroi i Lille sonte, duke i sjellur tre pikë të plota skuadrës së tij në derbin ndaj Lensit, me rezultat 2-1.
Sulmuesi kosovar shkëlqeu duke shënuar të dy golat për skuadrën e Lille, shkruan IndeksOnline.
Zhegrova shënoi golin e parë të ndeshjes qysh në minutën e 9-të.
24-vjeçari dyfishoi rezultatin me golin e dytë personal në minutën e 60-të.
Golin e vetëm për Lensin e shënoi Elye Wahi.
Zhegrova ka shënuar pesë gola këtë sezon në Ligue 1, ndërsa 11 në të gjitha garat./IndeksOnline/