Edon Zhegrova “merr hak” për Prishtinën, fitore e thellë ndaj Fola Esh
Hakun e eliminimit të Prishtinës nga modestët e Fola Esh, e ka marrë talenti i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova. Ai ishte titullar në triumfin 5-0 të skuadrës së tij Genk, ndaj luksemburgazve.
Paraqitja e 19-vjeçarit ishte mjaft e mirë, duke qene protagonist në golat e shënuar nga skuadra belge, edhe pse nuk arriti të shënonte asnjë vetë.
Me fitoren 5-0 në shtëpi, duket se çështja e kualifikimit është e mbyllur dhe ndeshja e kthimit do të jetë thjesht formalitet. Kujtojmë që skuadra e Prishtinës, u eliminua nga Fola Esh, me 11-metërsha pas barazimit 0-0 në të dyja sfidat.