Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Lojtari së fundmi ka refuzuar një ftesë të skuadrës franceze, Lille, shkruan Indeksonline
Zhegrova ende është në Kosovë dhe pothuajse çdo ditë po stërvitet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Menaxherët e futbollistit janë duke punuar shumë për ta larguar atë nga Lille gjatë afatit kalimtar të verës.
Momentalisht vetëm skuadra e Napolit është shumë pranë sulmuesit “dardan”./Indeksonline/
