Edon Zhegrova në aksion, sonte luan ndaj Monaco-s

Skuadra e Lille-t sonte luan ndeshjen e raundit të tetë në Ligue-n 1 të Francës dhe si kundërshtar ka Monaco-n.
Edon Zhegrova ka udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit dhe është i gatshëm 100 për qind për këtë ndeshje, shkruan Indeksonline
Monaco është në pozitën e parë në Ligue-n 1 me asnjë humbje, duke grumbulluar 19 pikë në shtatë ndeshje.
Kurse, Lille në pozitën e 5-të me 13 pikë të grumbulluara.
Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova momentalisht është një prej lojtarëve më të mirë në Ligue-n 1. 25-vjeçari në pesë ndeshje, ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/
🚨 𝑴𝑨𝑻𝑪𝑯𝑫𝑨𝒀 🚨
— LOSC (@losclive) October 18, 2024
Jour de match en ce vendredi, avec un déplacement sur la pelouse de l’AS Monaco ce soir 🇲🇨
Allez le LOSC 💪#ASMLOSC pic.twitter.com/6ss7OTydlj