Zhegrova, në mesin e talentëve më të mirë në Ballkan
Ballkani, ka qenë dhe do të mbetet vatër e futbollistëve të talentuar.
Shumë prej tyre, pasi që të bëjnë emër, largohen në drejtim të skuadrave të mëdha evropiane me synimin për ta ndërtuar një karrierë të suksesshme.
Në mesin e shumë talentëve ka pasur dhe ka talentë edhe nga Kosova, për të cilët flitet shumë në mediumet sportive vendore e ndërkombëtare.
Tani, magazina, FootballTalentScout, ka përpiluar një listë me futbollistët e talentuar nga Ballkani, transmeton IndeksOnline.

Në mesin e shumë talentëve bën pjesë edhe anësori i Kosovës dhe Genk në Belgjikë, Edon Zhegrova.
Me të debutuar në skuadrën e parë në Genk, Zhegrova mori duartrokitje nga të gjithë për potencialin që po tregonte në fushën e gjelbërt.
E çuditshme është që në këtë listë të përpiluar nga FTS është vetëm Zhegrova, teksa nga Shqipëria nuk ka asnjë lojtarë specifik.
Nga Kroacia, bëjnë pjesë tre lojtarë, tre nga Serbia, një nga Maqedonia dhe një nga Mali i Zi, etj.

Pavarsisht potencialit që posedon, Zhegrova nuk është duke i kaluar çastet më të mira te Genk, për shkak të minutazhit të kufizuar te skuadra belge./IndeksOnline/
Top 14 Balkan U-19 talents by @FTalentScout:
— FootballTalentScout (@FTalentScout) December 29, 2018
??Dejan Joveljic
??Svetozar Markovic
??Ivan Ilic
??Antonio Marin
??Ante Palaversa
??Dominik Kotarski
??Eljif Elmas
??Dimitrios Emmanouilidis
??Ajdin Hasic
??Edon Zhegrova
??Jaka Bijol
??Lazar Carevic
??Tudor Baluta
??Martin Petkov pic.twitter.com/mNs4bcS8gP