75 Mall Live Search
20:09 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / BA

Edon Zhegrova nënshkruan me Juventusin, merr numrin 11

Gjiganti italian, Juventus, e ka përfunduar transferimin e Edon Zhegrovës. 

Ai ka marrë numrin 11. Në ceremoninë e prezantimit kanë marrë pjesë edhe nëna e babai i tij si dhe aktori kosovar, Vedat Bajrami.

Sulmuesi i Kosovës “Zonjës së Vjetër” i është bashkuar nga klubi francez, Lille.

Siç është raportuar nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Juve për kartonin e Zhegrovës ka paguar rreth 20 milionë euro.

Mësohet se 26-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2030.

Ai do të ketë pagë prej 2.5 milionë euro në vit.