Edon Zhegrova paraqitet në konferencë për media si lojtari i Juventusit: Karakteristikat e luanit më përfaqësojnë vërtet!

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është paraqitur në konferencë për media për herë të parë si lojtar i Juventusit.
Zhegrova u shpreh tejet i lumtur që ka firmosur me “Zonjën e Vjetër”, shkruan Indeksonline
“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për një klub të madh si ky. Sapo fola me menaxhmentin e Juventusit, kuptova se ata ishin të interesuar dhe se ëndrra ime mund të bëhej realitet.”
“Kjo është një skuadër që dëshiron të fitojë çdo ndeshje dhe çdo sfidë me të cilën përballet, ky do të jetë gjithmonë qëllimi. Kur u përballa me Juventusin si kundërshtar, ishte një mundësi për të shfaqur cilësitë tona. Tani jam pjesë e këtij klubi, të gjithë po më ndihmojnë të ambientohem sa më shpejt të jetë e mundur.”
Ai poashtu foli edhe për nofkën e tij “luan”.
“Karakteristikat e luanit më përfaqësojnë vërtet, mendoj se është një nofkë që më përshtatet mirë. Sapo kam filluar stërvitjen me ekipin, është ende herët. Kam folur me Z. Tudor dhe do të shohim se ku dëshiron ai që unë të luaj”, u shpreh Zhegrova
Zhegrova pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen derbi në Serie A, ndaj Interit në këtë vikend./Indeksonline/