Edon Zhegrova pritet të startoj në ndeshjen e sotme ndaj Atalantas

Sot duket se është dita e Edon Zhegrovës.
Futbollisti kosovar, pritet të luaj nga minuta e parë për Juventusin, në ndeshjen e sotme ndaj Atalantas, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i bardhezinjëve, Igor Tudor ka publikua listën me lojtarët e ftuar, ku është edhe Edon Zhegrova.
Sipas mediave italiane, 26-vjeçari me shumë gjasë do të nis ndeshjen si startues.
Formacioni i mundshëm i Juventusit: Di Gregorio, Kalulu, Bremer, Kelly, McKennie, Locatelli, Thuram, Cambiaso, Zhegrova, Yildiz e David.
Edon Yhegrova debutimin me fanelën e Juventusit e bëri në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Dortmundit, ku u inkuadrua katër minuat para fundit të ndeshjes, derisa luajti edhe 10 minuta në ndeshjen ndaj Veronas./IndeksOnline/
