75 Mall Live Search
17:47 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / Gj. Sh

Edon Zhegrova publikon momentin kur turpëroi futbollistët e Qipros (VIDEO)

Edon Zhegrova ishte një nga futbollistët më të mirë të Kosovës në fitoren e mbrëmshme 3-0 ndaj Qipros.

Ai njihet për driblimet e tij, gjë që e bëri disa herë mbrëm në stadiumin ”Fadil Vokrri”, shkruan IndeksOnline.

Zhegrova ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, ku në një moment turpëroi futbollistët e Qipros.

25-vjeçari shihet duke kaluar për mrekulli dy futbollistë kundërshtar, njërit nga të cilve ia futi topin në mes këmbeve.

Edoni në ndeshjen e parë të muajit tetor, arriti të shënonte gol ndaj Litunaisë, ku Kosova shënoi fitore me rezultat 2-1./IndeksOnline/