Edon Zhegrova shëndosh si “molla”, i gatshëm për ndeshjen e fundjavës

Është raportuar se Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim dhe mund të mungoj disa ndeshje me Baselin.
Megjithatë, talenti kosovar është shëndosh e mirë dhe nuk po vuan nga ndonjë lëndim shqetësues.
Njëri nga menaxherët e tij, Vedat Bajrami e ka konfirmuar për Indeksonline se Edoni është stërvitur rregullisht me skuadrën zvicerane.

Edoni është në formë shumë të mirë dhe do të jetë startues me Baselin të dielën kundër Servette në ndeshjen e Superligës së Zvicrës.
Zhegrova ka “blinduar” pozitën e tij në formacionin e Marcel Koller.
Aktualisht, 20 vjeçari është i huazuar nga Genk, por Baseli pritet të paguaj kartonin e tij në fund të sezonit. /IndeksOnline/