75 Mall Live Search
18:24 / E Premte, 17 Janar 2025 / Gj. Sh

Edon Zhegrova takohet me një tifoz të veçantë, udhëtoi nga Koreja e Jugut për ta takuar ”luanin” e Kosovës

Kim Yeon-Su, një tifoz i Lille nga Koreja e Jugut u takua sot me futbollistin e tij të preferuar, yllin kosovar, Edon Zhegrovën.

Ai kurseu para për gjashtë muaj për të ardhur dhe për ta përcjellur ndeshjen e sontme ndaj Nice në Ligue 1.

Por, ekipi francez ia bëri edhe më special vizitën e tij, duke e mundësuar takimin me futbollistin e tij të preferuar, Edon Zhegrovën.

Ai i tha se është futbollisti më i mirë i ligës dhe e luti që të mos largohet nga Lille.