75 Mall Live Search
17:48 / E Martë, 19 Mars 2024 / MSH

Edon Zhegrovës i rritet vlera në Transfermarkt, bëhet lojtari i tretë më i shtrenjtë te Kosova

Edon Zhegrova ka pasur një sezon fantastik me fanellën e Lille, duke shënuar gola dhe duke bërë asiste.

Sipas Transfermarkt, futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka pasur rritje të madhe të vlerës së tij, shkruan LIG Sport.

Sot, Zhegrova kushton plot 15 milionë euro, pesë më shumë se para disa dite, duke barazuar kështu Vedat Muriqin si dy nga tre lojtarët më të shtrenjtë të kombëtares “Dardane”, të dy nga 15 milionë.

Listës i prinë Amir Rrahmani, që kap vlerën e 20 milionë eurove.

Kujtojmë që Zhegrova është në listën e Franco Fodas për dy miqësoret e këtij muaji.