Edona Llalloshi jep detaje për klipin e ri
Edona Llalloshi është një nga këngëtaret më të pëlqyera të estradës.
Duke ruajtur përherë stilin e saj, me të cilin edhe ka krijuar adhuruesit, këngëtarja vazhdon të jetë aktive me koncerte e projekte muzikore.
Madje ajo nesër do t’sjellë edhe një këngë të re, të cilës ia ka bashkuar edhe një videoklip.
Kësaj radhe ajo ka bashkuar forcat më vëllain e saj, Milotin, ndërsa do të lansohet nesër në orën 18:00.
Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i tyre i parë./Indeksonline/