75 Mall Live Search
18:00 / E Hënë, 21 Qershor 2021 / AR

Edona po rikthen hitin e njohur, interpretimi mahnitës i saj

Këngëtarja e famshme kosovare, Edona Llalloshi, ka paralajmëruar që e ka gati projektin e ri muzikor.

Ajo ndryshe njihet edhe si bilbili i këngës duke u dalluar për talentin e saj, ku çdo këngë i shndërrohet në hit, shkruan Indeksonline.

Kësaj radhe po vjen me një risi duke bërë rikthimin e këngës ‘Çka ka zogu’.

Këngëtarja publikoi një video teksa i bie pianos dhe këndon.

Si gjithmonë edhe kësaj radhe me interpretimin e saj të gjithë i argëton./Indeksonline/