Edona uron babain për ditëlindje: Je forca ime në çdo hap!
Këngëtarja kosovare Edona Llalloshi, ka emocionuar ndjekësit në orët e vona të mbrëmjes.
Ajo ka publikuar një fotografi krahë babait, duke i uruar ditëlindjen, shkruan Indeksonline.
“Gëzuar ditëlindjen, babi im i dashur! Je mbështetja ime më e madhe dhe forca ime në çdo hap. Faleminderit për gjithçka që bën për ne. Të uroj shëndet, e jetë të gjatë”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që Edona po vazhdon të jetë aktivë në tregun muzikor duke lansuar projekte të shumta si dhe mjaftë të suksesshme./Indeksonline/


