Edoni me super blerje, prezanton veturën luksoze
Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka vendosur të bëjë një dhuratë mjaft të kushtueshme për veten duke blerë një nga makinat më të dëshiruara të momentit.
Futbollisti i njohur, i cili po korr suksese të njëpasnjëshme në karrierën e tij profesionale, ka shtuar në koleksionin e tij një super-automjet të tipit Lamborghini Urus SE.
Makina e re e Zhegrovës vjen me specifika mbresëlënëse që kapin nivelet më të larta të performancës.
Për më tepër, siç shihet edhe nga pamjet, mjeti është krejtësisht i ri, me 00 kilometra të kaluara, dhe dallohet për dizajnin e tij në ngjyrë të zezë elegante.
Ky investim luksoz vjen si një shpërblim i merituar për talentin kosovar të Juventusit, i cili po vazhdon të shkëlqejë në fushën e blertë.
Vozitje të mbarë Edon! /Prive By Liberta Spahiu


