23:30 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / MSH

Edoni s’i mban dot lotët: Jam shumë i lumtur që jam këtu

Pos Stresit, edhe Edon Shileku ka shpërthyer në lot sonte.

Teksa po shihte një përmbledhje për veten, nga hyrja e bujshme e deri tek muhabetet me banorët e tjerë, Edoni u emocionua dhe filloi të qante.

Ai më pas tha se ndjehet shumë i lumtur që është pjesë e Big Brother dhe theksoi se nuk është mësuar të ketë kaq shumë njerëz pranë vetes.