75 Mall Live Search
13:04 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Snowden i kërkon presidentit Macron t’i sigurojë azil, në Francë

Eduard Snowden sinjalizuesi amerikan i cili ka zbuluar dokumente të klasifikuara të cilat trgojnë në detaje programet e mbikëqyrjes qeveritare, po i bën thirrje Francës t’i japë azil. Snowden për momentin është duke u strehuar nga qeveria e Putinit në Rusi në mënyrë që ta shmangë ndjekjen penale nga Shtetet  Bashkuara të Amerikës.

“Mbrojtja e sinjalizuesve nuk është veprim armiqësor”, tha ai për radion franceze, në Francë , duke iu drejtuar presidentit francez Emanuel Macron.

“Të strehosh dikë si unë nuk është sulm ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

Ai pa sukses aplikoi për azil në Francë më 2013 në kohën e presidentit , Francois Hollande  dhe gjithashtu ka kërkuar azil në disa vende të tjera.

Eduard Snowden u akauzua për dhënie të informatave “shumë të dëmshme”, pasi iu dha dhjetëra mijëra dokumente të fshehta të larta për gazetarët në vitin 2013.

Historia e parë e bazuar në ato dokumente u botua gjashtë vjet më parë dhe zbuloi një urdhër të fshehtë gjykate që i lejonte Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kombëtare (NSA) të mbledhë të dhënat e më shumë se 120 milion telefonatave midis amerikanëve të zakonshëm./Indeksonline/