75 Mall Live Search
10:38 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / AR

Eduarti ankohet për aktrimin e Arbanës, moderatorja nuk ia përton

Eduart Grishaj dha së fundmi një intervistë për “Euronews” ku mes të tjerash foli edhe për eksperiencën e re të Arbanës si aktore në një ndër filmat e tij.

Ai tha se moderatorja mendonte se do të ishte e thjeshtë, por nuk ka rezultuar aspak kështu.

“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”, u shpreh Eduarti.

Arbana ka reaguar menjëherë pas deklaratës së tij duke e postuar në Instastory. “Ah s’ke faj ti”, ka shkruar ajo.