75 Mall Live Search
18:39 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Edukatorja tregon udhëtimin luksoz në Dubai në faqen e kopshtit, prindit që e kritikoi ia bëri bllok

Një edukatore e “Kopshtit Neci” në Prishtinë duket se ka pasur një vikend mjaftë mirë dhe të paharruar.

Ditët me diell dhe shëtitjet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, ajo madje nuk hezitoi t’i ndajë as me prindërit e fëmijëve.

Ajo udhëtimin luksoz e tregoi përmes imazheve që postoi jo në rrjetin e saj social Facebook, por në faqen zyrtare të kopshtit, përcjellë Indeksonline.

Ky gjest i edukatores ka irrituar një prind i cili nuk hezitoi të komentoi dhe kritikoi atë, e kjo e fundit si shenjë hakmarrjeje e ka bllokuar atë, e më vonë edhe ka fshirë fotografitë nga faqja zyrtare e kopshtit./Indeksonline/