16:26 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Edukon e u jep dashuri 13 fëmijëve pa kujdes prindëror, zonja Nuran merr unazën e artë

Ajo është një nga zonjat e rralla në vendin tonë, madje një grua me plot dashuri, që ngrohtësinë e kujdesin e saj ua jep çdo ditë fëmijëve pa kujdes prindëror.

Quhet Nuran, por atë të gjithë e quajnë ‘tetë’ dhe punon në SOS Fshtatrat në Kosovë.

Sot kjo grua me zemër të madhe ka marrë si shpërblim për punën që bën ‘unazën e artë’ një çmim i ndarë nga SOS Kinderdorf International, përcjellë Indeksonline.

“10 vite me parë, Teta Nuran vendosi që pjesën tjetër të jetës së saj t’ia dedikoj fëmijëve të cilët kanë humbur kujdesin prindëror. Ndër vite, ajo u kujdes, ofroj ngrohtësinë e familjes dhe edukoi 13 fëmijë pa kujdes prindëror. Ajo eshte SOS Nënë për të cilën përfshierja në punën që ajo bën, në ofrimin e ndjesisë së ngrohtësisë familjare për femijët që kanë humb kujdesin prindëror vjen nga zemra dhe jo nga ndjesia e obligimit. Përkushtimi dhe devotshmëria e saj 10 vjecare u vlerësua me çmimin më të lartë të dhënë nga SOS Kinderdorf International, unazën e artë. Kjo unazë ipet si shenjë mirenjohje dhe vlerësimi për përkushtimin afat-gjatë ndaj fëmijëve’, shkruhet në njoftimin e e SOS Fshtatrave të Fëmijëve në Kosovë.

Teta Nuran është SOS Nëna e dytë nga Kosova që mori një vlerësim të tillë, dy vite më parë, Teta Sadet u shpërblye njëlloj për përkushtimin e saj./Indeksonline/