75 Mall Live Search
11:28 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / C E

Edy Reja shpall listën për miqësoret e qershorit, Strakosha jashtë, grumbullohen Sherri dhe Harizaj

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka bërë publike listën paraprake të Kombëtares për dy miqësoret e muajit qershor, përballë Uellsit (5 qershor) dhe Çekisë (8 qershor).

Janë 25 futbollistë të thirrur “nën armë” për këto teste, por lista pritet të pësojë ndryshime në përfundim të javës së fundit të Superiores.

Rikthime në kombëtare dhe disa emra jashtë, kryesisht për arsye fizike, si Mihaj, Hysaj apo Dermaku.

Bie në sy grumbullimi i dy portierëve nga Superiorja, Sheri dhe Harizaj.

Portierë: Etri Berisha, Alen Sherri, Gentian Selmani, Romeo Harizaj

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Frederic Veseli, Albi Doka, Arlind Ajeti, Lorenc Trashi

Mesfshorë: Amir Abrashi, Ermir Lenjani, Odeise Roshi, Keidi Bare, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Endri Çekiçi

Sulmues: Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Taulant Seferi, Rey Manaj, Bekim Balaj