07:34 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Efektet e konsumimit të një avokadoje në ditë

Nëse veç ju pëlqen të konsumoni avokado, atëherë nga ky moment mund ta konsideroni atë si investim për shëndetin e zemrës.

Në një studim të publikuar në revistën “Journal of Nutrition”, hulumtuesit kanë zbuluar se konsumimi i një avokadoje në ditë jua përmirëson nivelet e “kolesterolit të keq”.

Në këtë rast, kolesteroli i referohet LDL-së, i cili e rritë dukshëm rrezikun e arterosklerozës apo pllakave që ndërtohen brenda artereve, e të cilat jua rrisin rrezikun për sulm në zemër dhe tru.

Pas eksperimenteve të kryera për një periudhë 15-javore, ekspertët kishin konstatuar se dieta me avokado është më e shëndetshmja.

Pas pesë javëve që kishin konsumuar avokado çdo ditë, pjesëmarrësit kishin pasur dukshëm nivel më të ulët të LDL-së sesa para fillimit të studimit.

Pjesëmarrësit që kishin konsumuar avokado çdo ditë, po ashtu kishin pasur rritje të nivelit të luteinit për 68% – antioksidant i cili është ndërlidhur me në rrezik më të ulët të sulmit në zemër dhe në tru.

Vlen të ceket se avokadot përmbajnë fibra, yndyra të shëndetshme, kalium, magnez, etj.