Efektet e pandemisë në Indi, studimi zbulon se vdekjet që tejkaluan parashikimet janë miliona

Pandemia e Covid-19 bëri që vdekjet e tepërta në Indi të tejkalonin shifrën 4 milionë. Zbulimi është bërë me anë të një studimi të ri.
Vdekjet e tepërta, apo thënë ndryshe fatalitetet që mund të shmangen, janë një njësi matëse se sa persona humbin jetën përtej parashikimeve, krahasuar me vitet e kaluara.
Pavarësisht se është e vështirë të thuhet se sa nga këto jetë të humbur janë shkaktuar nga Covid-19, janë një tregues i qartë i impaktit të pandemisë. Aktualisht, India ka raportuar mbi 414 mijë viktima nga koronavirusi.
Ky shtet është një ndër ekonomitë e mëdha që nuk ka një vlerësim të saktë për numrin e vdekjeve të tepërta gjatë pandemisë.