Efekti Abidal, Calciomercato tregon si ia “rrëmbeu” Barcelona talentin francez Juventusit
Calciomercato kupton ekskluzivisht se drejtori i Barcelonës, Eric Abidal, ka pasur ndikim kyç në “rrëmbimin” e transferimit të objektivit të Juventusit.
Është fjala për talentin e Toulouse, Jean-Clair Tobido , të cilin Barcelona ka arritur ta bind që të nënshkruaj me katalanasit, e i cili vlerësohet si një nga mbrojtësit më të talentuar këtë sezon.
Calciomercato raporton se drejtori i Barcelonës, Eric Abidal, personalisht ka zhvilluar një takim me Tobido për të bindur bashkatdhetarin e tij për tu bashkuar me Barcelonën në fund të sezonit, pavarësisht se lojtari thuhet se kishte arritur marrëveshje verbale me Juventusin. /IndeksOnline/