08:24 / E Premte, 19 Janar 2018

Efekti anësor i mos seksit të mjaftueshëm te femrat

Gratë të cilat nuk kryejnë marrëdhënie seksuale të mjaftueshme, ato mund të pësojnë efekt anësor të pakëndshëm fizik.

Këto efekte anësore mund të përmledhen në fjalën “Atrofi vaginale” që nënkupton thatësi në vaginë, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.

Gratë të cilat më shumë vuajnë nga kjo janë ato që kalojnë menopauzën, për shkak të uljes së estrogjeni që prodhojnë trupat.

Klinika Mayo që ka kryer këtë hulumtim thotë se simptomat e saj janë djegia, kruarja, dhimbje gjatë seksit, të cilat shkaktohen nga rënia e prodhimit të estrogjenit të hormoneve seksuale femërore.

Megjithatë, marrëdhënia seksualisht aktive është e rëndësishme në luftimin e atrofisë vaginale.

Louise Mazanti, një trapiste seksuale në Londër tha se “Është shumë e rëndësishme që të keni një jetë të shëndetshme seksuale me një partner ose me vetën. Njerëzit shumë shpesh thonë se ‘unë nuk kam një jetë seksuale, sepse nuk kamë një parnet’. Por harroni se mund të keni edhe marrëdhënie seksuale me veten.

Ajo ka sqaruar se kjo ka të bëjë me përdorimin e masazhës rreth indeve afër vaginës.

Mazanti paralajmëron nëse qelizat nuk po marrin oksigjen të mjaftueshëm, atëherë mbeturinat nga indet nuk mund të trajtohen, gjë që çon në inflamacion të indeve dhe, përfundimisht, atrofi vaginale./Indeksonline/