75 Mall Live Search
18:47 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Efekti coronavirus/Qytetarët e Prishtinës, vërshojnë një pikë shitëse të miellit

Paniku dhe kaosi për të siguruar ushqimet esenciale, pas përhapjes së cornavirusit edhe në Kosovë, po shihet gjithandej. Qytetarë të shumtë ja kanë mësyer mullinjve tash e sa ditë prej se kur Qeveria e vendit ka marrë masa të ndryshme, që ndalon shumë veprimtari, shkruan IndeksOnline.

E në një kaos të tillë, shihet dhe një dyqan në periferi të Prishtinës, e i cili ndodhet afër shkollës së mesme të medresesë “Alaudin”.

Numri i qytetarëve për të pasur të pakën një thes me miell, shihet të jetë i madh.