75 Mall Live Search
11:09 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Efekti CR7: Juventusi në mesin e tri ekipeve më të pasura në botë

Ardhja e Cristiano Ronaldos ka ndryshuar botën e Juventusit, duke lejuar Bianconeri të bëhet në të gjitha aspektet një klub global edhe më i madh se që ishte.

Kjo mund të shihet nga rezultatet e  Anketës Global të Pagave të Sportit 2019 të  përgatitur nga  Sportingintelligente, një hulumtim mbi nivelet e pagave dhe popullaritetin e klubeve dhe ligave të ndryshme në botë.

Një shifër përkatëse në lidhje me pagat del si vijon: Juve është klubi i tretë në botë, duke marrë parasysh të gjitha sportet: mesatarisht 9.4 milion euro, numra që – siç u përmend – projektojnë klubin në podiumin e të pasurve vetëm pas Barcelona dhe Real Madrid.

Vetëm një vit më parë, klubi i Agnelli ishte në vendin e nëntë. Arsyeja e këtij progresi? Ardhja e pesë lojtarëve me paga të larta: Buffon, De Ligt, Ramsey, Rabiot dhe Higuain. Skuadra e dytë italiane është Roma, e cila nuk tejkalon mesatarisht 4,2 milion euro. Një hendek i madh dhe i dukshëm.

Kjo konfirmohet edhe në mediat sociale. Juventus është skuadra e parë në Itali me pothuajse 81 milion ndjekës në total në rrjetet sociale Instagram, Twitter dhe Facebook. Në vendin e dytë është Milani me më pak se gjysmën e tij (38 milion)./Indeksonline/