75 Mall Live Search
16:30 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / AR

“Efekti” Dolce-Limi, Edi bën veprim e papritur ndaj Albes, thumbon Dolcen

Pasi Edi u eliminua nga “BBVK”, kanë ndodhur zhvillime të shumta në shtëpinë e famshme.

Me futjen e Limit në shtëpi, Dolce ka ndryshuar komplet sjelljen duke iu “hedhur” në krahë menjëherë, shkruan Indeksonline.

Këto veprime “dashurie” po e lëndojnë Albën, e cila ka qenë në lidhje me Limin.

Por duket se nga jashtë Edi ka thumbuar Dolcen duke e quajtur “mendjelehtë”.

Ndërsa me një postim vendosi ta përkrahë Albën duke e shkruar: “Go Alba”.

Një veprim i papritur ndodhi mes tyre pikërisht në Instagram. Duke hulumtuar në profilet e tyre shohim që  Edi e Alba ndjekin njëri-tjetrin.

Nuk dihet nëse mes tyre do të ketë miqësi apo diçka më shumë “për hakmarrje”./Indeksonline/