75 Mall Live Search
20:02 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / F.R

Efekti’ Dolce/ Zbulohet kush qëndron pas pamjes perfekte

Sezoni i ri i Big Brother VIP Kosova ka nisur me shumë zhurmë, dhe një nga emrat që ka marrë vëmendje të madhe në hyrjet e para është Dolce.

Ndërkohë që publiku po e komenton stilin, bukurinë dhe paraqitjen e saj,‘sekreti’ i bukurisë është bërë i ditur, shkruan Indeksonline.

Ajo ka realizuar intervenimet e fillerave tek dr Linda në qendrën estetike, Facial.am. Kjo klinikë ka publikuar një postim ku prezanton punën e kryer mbi fytyrën e saj.

Në videon e publikuar në profilin zyrtar të klinikës, shfaqet imazhi i Dolce-s i shoqëruar me mbishkrimin:

“Dolce – Full face done by Dr. Linda.”

Postimi tregon transformimin estetik të realizuar nga Dr. Linda, një nga emrat më të komentuara në fushën e mjekësisë estetike në Kosovë. Pamja finale e Dolce-s ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjete sociale, duke u komentuar për konturet e theksuara, lëkurën e lëmuar dhe pamjen glamuroze që e karakterizon.

Ky publikim ka ardhur në momentin ideal, pasi Dolce është tashmë pjesë e vëmendjes mediatike falë pjesëmarrjes në BBVK, dhe paraqitja e saj në skenën e reality show-t është komentuar gjerësisht.

Ndryshe, Dolce mbetet një nga personalitetet më të përfolura të momentit, dhe duket se paraqitja e saj e kuruar deri në detaj do të vazhdojë të jetë temë diskutimi gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBVK./Indeksonline/