Efekti i coronavirus: Oda Ekonomike Amerikane anulon ngjarjen ku ishte mysafir Albin Kurti

Qeveria e Kosovës mbrëmjen e së mërkurës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka marrë disa vendime për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Për të zbatuar vendimin e qeverisë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka anuluar të gjitha aktivitetet publike
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Ndër ngjarjet e planifikuara për ditën e enjte ishte edhe Ekonomia me Dinamikë të Shpejtë-Forum me Kryeministrin, por është anuluar.
“Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë për masat parandaluese kundër COVID-19, ju informojmë se Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë po anulon të gjitha aktivitetet e saj publike deri në një njoftim të ardhshëm, përfshirë ngjarjen Ekonomia me Dinamikë të Shpejtë – Forum me Kryeministrin (12 mars 15.00)”, thuhet në njoftim.