14:33 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

Efekti Ibrahimovic, Milan vazhdon me fitore

Milani ka shënuar një tjetër fitore në Serie A.

Kuqezinjët mposhtën në udhëtim skuadrën e Empolit, me rezultat bindës 3-0, shkruan IndeksOnline.

Ruben Loftus-Cheek hapi serinë e golave në minutën e 11-të.

Olivier Girud dyfishoi epërsinë e Milanit, pasi shënoi nga penalltia në minutën e 31-të. Me rezultat 2-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Fitoren shtatë herë kampionit evropian ia siguroi talenti Chaka Traore në minutën e 88-të.

Sulmuesi 19-vjeçar nga Bregu i Fildisht gjeeti golin e parë në Serie A, derisa ditë më parë shënoi edhe në Kupën e Italisë, në ndeshjen kundër Cagliarit.

Milan mbetet në vendin e tretë në tabelë me 39 pikë, katër më pak se Juventusi dhe nëntë më pak se Interi, që është lidere e Serie A.

Në anën tjetër, Empoli renditet në vendin e parafundit, me 13 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/