16:32 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Efekti karantinë, Uma Thurman shkurton flokët e vajzës së saj në kushte shtëpie

Uma Thurman i ka shkurtuar flokët e Maya Hawke!

Aktorja 49-vjeçare e Kill Bill zbuloi në një postim në Instagram të enjten (23 prill) se ajo ka shkurtuar flokët e vajzës së saj 21-vjeçare ndërsa ishte në karantinë mes krizës globale shëndetësore .

 “Shkurtimi i flokëve në shtëpi na bën bashkë përsëri në shtëpi. Të gjithë po e gjejmë përsëri vetveten, ” shkroi Uma në fotografi.

Tifozët përmes komenteve vunë në dukje se modeli i flokëve të Majës ua kujton të Uma në filmin e saj Pulp Fiction , i 1994- ës./Indeksonline/