Efekti Mourinho, vetëm Tottenhami nga ekipet angleze fitoi këtë javë, në Evropë
Tottenhami arriti fitoren e dytë nën drejtimin e Jose Mourinhos në po kaq ndeshje.
Spursi mposhti Olympiacosin me rezultat 4:2 me golat e Dele Allit, Harry Kanes (2) dhe Serge Aurierit.
Për dallim nga Tottenhami, të gjitha ekipet tjera angleze në Champions Leagues dhe Evropa League barazuan ose u mposhtën në këtë javë.
Chelsea barazoi 2:2 me Valencian në Ligë të Kampionëve, Liverpooli barazoi po ashtu 1:1 me Napolin. Me po të njëjtin rezultat barazoi edhe Manchester City ndaj Shakhta Donetskit.
Manchester Unitedi u mposht nga ekipi i Kazakistanit, Astana. Po të njëjtin fat e pati edhe Arsenali që u mposht po ashtu 2:1 nga ekipi gjerman, Eintracht Frankfurt, shkruan Indeksonline.
Wolvesi në anën tjetër barazoi 3:3 me Bragën./Indeksonline/