17:07 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / Gj. Sh

Efekti Ronaldo, Al Nassr shet të gjitha biletat për ndeshjen debutuese

Cristiano Ronaldo është ndaluar të bëjë debutimin e tij shumë të pritur për skuadrën e tij nga Arabia Saudite nesër mbrëma, zbulon Daily Mail.

Klubi i tij i ri Al Nassr, i cili thuhet se po e paguan atë 200 milionë euro në vit, i ka shitur të gjitha 28,000 ulëset për ndeshjen kundër Al Ta’ee, por debutimi i Ronaldos nuk do të ndodhë.

Kjo pasi që portugezi ka një dënim për dy ndeshje moslojë në kohën sa ishte te Manchester United.

Ronaldo u gjobit me 50,000 £ dhe u pezullua për dy ndeshje nga Federata e Futbollit të Anglisë më 17 nëntor.

Ai goditi dorën e Jacob Harding-ut teksa ai hyri në tunel, duke dëmtuar telefonin e djalit.

Nëna e tij Sarah Kelly tha se dora e djalit të saj ishte gjithashtu e mavijosur nga Ronaldo.